Transmetuar më 29-05-2020, 15:45

Të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë nuk do të karantionohen nëse vendosin të vijnë në Shqipëri pas datës 1 qershor.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh në një komunikim për mediat se vetëm në raste kur autoritetet do ta kërkojnë qytetarët do t’i nënshtrohen vetëkarantinimit.

“Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit.

Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.

Mbeten ende të mbyllura transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve që do të bëhet publik së shpejti. /k.k/noa.al/