Transmetuar më 29-05-2020, 12:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Doalnd Trump, urdhrin që shënjestron rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për urdhrin, i cili iu heq imunitetin ligjor lidhur me publikimet që bëhen në to për Twitter dhe Facebook.

Lidhur me firmosjen e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se, “E firmos këtë urdhër ekzekutiv, me synim për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe të drejtat e popullit amerikan”.

Nëpërmjet këtij urdhri, parashikohet që nëse një publikim në rrjetet sociale gjykohet si i padrejtë, ai do të bllokohet dhe rrjeti përkatës do të paditet.

Ky vendim vjen pasi pak ditë më parë, Trump e akuzoi Twitter se po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale.

Gjithçka pasi Twitter shtoi një link, i cili mundësonte verifikimin e fakteve në postimet e bërë nga Trump, duke i cilësuar postimet si “të pabaza” dhe “të rreme”.

Presidenti Trump kërcënon Twitter me mbyllje