Transmetuar më 29-05-2020, 12:21
Foto ilustruese, draper
Një person është plagosur me drapër, pas një konflikti të ndodhur mesditën e sotme.
Rreth orës 11:30, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, është plagosur me drapër Gj. P., 65 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ku është identifikuar si autor të dyshuar A. P.,25 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.
I riu u shoqërua në komisariat, ku dhe po merret në pyetje.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al