Transmetuar më 29-05-2020, 11:54
Arma dhe fisheket e sekuestruar

Nën akuzën e tentativës së vrasjes së një personi në Fier, autori i dyshuar dhe dy të tjerë, janë vënë në prangat e policisë.

Mbrëmjen e së enjtes, në sallën operative të policisë Fier ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Yzeiraj, se në fshatin Kreshpan një person kishte tentuar ta vriste.

Nga reagimi i shpejtë dhe hetimet e kryera u bë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi, lokalizmi dhe kapja në flagrancë e autorit, E. Meçaj, 35 vjeç, banues në Kreshpan, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të afërm të shtetasit E. Meçaj, të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur armën me të cilën ai kishte tentuar të vriste për motive të dobëta A. Yzeiraj, 32 vjeç, banues në Kreshpan.

Nën akuzën e moskallëzimit të krimit, u arrestuan F. Meçaj, 69 vjeç dhe Z. Meçaj, 47 vjeç, banues në Kreshpan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit, pistoletë me mulli, dhe 80 fishekë.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi, i kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd