Transmetuar më 29-05-2020, 11:43
Foto ilustruese

Bllokohen në pikën kufitare të Kapshticës, 200 kilogramë drogë, të fshehura në një kamion.

Ishte skaneri ai që zbuloi pakot me kanabis sativa, të destinuara për në Greqi.

Lënda narkotike u zbulua gjatë natës, duke zbardhur e premtja, të fshehura në tavanin e kamionit i cili transportonte frigoriferë.

Në pranga u vu shoferi i mjetit, një 55-vjeçar nga Tirana.

Pritet që policia të dalë me deklaratë, për të zbuluar më shumë mbi rastin në fjalë. /a.y/noa.al