Transmetuar më 29-05-2020, 09:39

“Presidenti kinez Xi është një diktator, por Bashkimi Europian dhe mjediset e tij industriale e shohin Kinën si një partner ekonomik, pa e kuptuar se varësia e infrastrukturës sonë nga teknologjia e Pekinit, na ekspozon ndaj shantazheve dhe kushtëzimit”.

Është ky mendimi i financierit George Soros në një intervistë për italianen ‘la Repubblica’ në të cilën ai i kërkon BE të marrë pjesë në Luftën e re të Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ndërsa shpreson për një bashkëpunim në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe koronavirusit si dhe “ti mbajë sytë hapur”.

Sipas financierit, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës “janë jashtëzakonisht komplekse”, sepse nëse nga njëra anë “ata duhet të punojnë së bashku për ndryshimin e klimës dhe kërkimin e një vaksine për Covid 19”, nga ana tjetër është gjithashtu shumë e qartë se “nuk bën mund të bëhet nëse ka konkurrencë se kush do ta zhvillojë dhe përdorë vaksinën”.

Fakti që bëhet fjalë për dy sisteme të ndryshme, një demokraci dhe një autokraci, i bën gjërat edhe më të vështira thotë ai, dhe nëse shumë besojnë se ende duhet të punohet shumë ngushtë me Kinën, “Unë nuk pajtohem, sepse është e nevojshme të mbrojmë sistemin tonë demokratik”. /a.y/noa.al