Transmetuar më 29-05-2020, 09:22
Moisi Habilaj, Saimir Tahiri

I shumëkomentuari për trafik droge dhe bashkëpunim me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Moisi Habilaj, ka dalë nga burgu.

Gjykata e Apelit të Catania, ka ndryshuar masën e sigurisë për të caktuar “arrest shtëpie”.

Kështu ai do të qëndrojë në shtëpinë e një familjari të tij në San Michele.

Ndryshimi i masës së sigurisë për Habilaj, u bë pasi gjykata pranoi kërkesën e avokatëve të tij.

Në shkallën e parë të gjyqësorit, Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj burg, por dosja po shqyrtohet në Apel.

Moisi Habilaj njihet si kreu i grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali. Ai u arrestua në shtetin fqinj, në nëntor të vitit 2017. /a.y/noa.al

“Ka bërë 5 milionë euro në muaj”, zbardhen përgjimet e Moisi Habilajt për dosjen “Tahiri”

Dalin dokumentet, udhëtimet e Moisi Habilaj me familjarët e Tahirit

Dëshmia e italianit: Moisi Habilaj mbrohej nga një person i rëndësishëm në Shqipëri