Transmetuar më 29-05-2020, 08:30

Dy subjekte janë gjobitur për krime mjedisore, në zonën e Bunavisë, Vlorë.

Bëhet fjalë për dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H.. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Në vijim të veprimeve, policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar subjektet në fjalë me masë administrative, në total 4.000.000 lekë të rinj, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi

Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H., ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj.

Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator V. D., ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj. /a.y/noa.al