Transmetuar më 28-05-2020, 20:24

Gjyqtarja Eni Çobani ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe mesazhet e urimit kanë qenë të shumta për të.

Por nga mesazhet që ranë më shumë në sy, ishte padyshim urimi i shoumenit Ardit Gjebrea, që tashmë është kolegu i saj prej disa vitesh.

Moderatori tregoi se çfarë marrëdhënieje të mrekullueshme ka me avokaten e njohur dhe çfarë vlerësimi ka për të.

“Gëzuar datëlindjen Eni Çobani dhe të bekuar e paç jetën! Mirësia dhe përkushtimi yt, besimi dhe forca, dashuria për familjen tënde dhe tonën, janë motivi përse sot i jemi mirënjohës kësaj dite.

Me fat që të kemi!”, ka shkruar ai./noa.al/