Transmetuar më 28-05-2020, 20:11

Portieri 20-vjeçar i klubit francez Paris Saint Germain, Marcin Bulka, është aksidentuar mbrëmjen e djeshme me makinën e tij Lamborghini.

I riu, i cili më parë ka qenë pjesë e Chelsea, është përplasur me makinën e tij në Poloni, ku ndodhet pranë familjes.

Fatmirësisht për Marcin nuk ka asnjë problem shëndetësor, por makina e tij luksoze është bërë copash.

Bulka aktualisht është portieri i tretë i PSG-së për momentin.

Ai ka luajtur vetëm në një ndeshje në kampionat me kampionët e Francës.

Portieri i ri është pjesë e kombëtareve të moshave të Polonisë./noa.al/