Transmetuar më 28-05-2020, 19:48

Një ngjarje horror mund të cilësohet ajo në Rusi, ku një 26-vjeçar masakroi për vdekje të dashurën e tij.

Autoritetet në St Petersburg kanë bërë me dije se autori i krimit e mbyti me spango vajzën.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Philip Grigoryev ka shtyrë një karrocë dore në periferi të Shën Peterburgut, ndërkohë që brenda saj mbante trupin e pajetë të së dashurës së tij.

Ai e ka vrarë atë pas një zënke gjatë natës. 24-vjeçarja, Arina mësohet se është dhunuar e më pas është vrarë.

Grigoryev ishte një mjeshtër skenik që punonte në koncertet që zhvillonin grupet muzikore ruse dhe perëndimore. Pasi humbi punën e tij në janar kur koncertet u ndaluan për shkak të koronavirus, ai punoi si shofer taksie. /k.k/noa.al/