Transmetuar më 28-05-2020, 17:09

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur sërish sot, në përpjekje për të realizuar këtë reformë.

Palët duket se kanë shtuar përpjekjet pasi kanë mbetur edhe vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit.

Faktori ndërkombëtar ka qenë i angazhuar që kjo reformë të mbyllet sa më shpejt. Ambasadorja amerikane ka takuar të gjithë përfaqësuesit politikë që të japin kontributin e tyre.

Palët ndërkaq janë sa afër dhe larg. Mbetet për t’u parë se si do rrjedhin ngjarjet në kushtet kur mazhoranca nuk ka pranuar kushtin kryesor të opozitës jashtë Parlamentit, qeverinë kalimtare.

E vetmja pikë që duket se PS, PD dhe LSI janë dakord lidhet me sistemin zgjedhor, pasi askush nuk ka kërkuar me ngulm që të ndryshohet. /k.k/noa.al/