Transmetuar më 28-05-2020, 16:31

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama, se e shkatërroi Teatrin Kombëtar, duke përfituar nga pandemia e koronavirusit.

Ai thotë se teksa po i afrohet fundit të qeverisjes ‘Ramavirusi’ ka hequr dorë nga fasada.

Basha ndan një video dhe akuzon se Rama shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

“I babëzituri nuk do t’ia dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë Ramavirusin”, shkruan lideri i opozitës. /a.y/noa.al