Transmetuar më 28-05-2020, 16:19

Supermodelja Naomi Campbell ka bërë histori në botën e modës. Teksa prej pak ditësh ka mbushur 50 vjeç, “panterës së zezë”, i kanë dalë disa fotografi ku pozon e gjitha zhveshur me shumë hijeshi.

Bëhet fjalë për fotografi të pa publikuara më parë, të nxjerra me rastin e ditëlindjes së saj nga Pierpaolo Piccioli, drejtor krijues i firmës Valentino, mik i modeles.

Bëhet fjalë për fotografi të shkrepura në vitin 2019, në metronë e New York, ku Naomi tregohet mjaft sensuale, por pa ekspozuar asgjë.

E vetmja gjë me të cilët mbulon pjesët intime është një çantë Valentino.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente dhe pëlqime, për divën e cila festoi gjysmë shekulli jetë më 22 maj. /a.y/noa.al