Transmetuar më 28-05-2020, 14:10

E bërë nostalgjike për fëmijërinë, është kthyer për të shfletuar albumet e fotografive.

Kështu ditën e sotme ka ndarë tre fotografi nga vegjëlia, ku në njërën shihet vetëm dhe në dy të tjerat në duart e mamit dhe babit.

“Unë e vogël. Mami dhe babi, ju dua”, shkruan bashkëngjitur fotografive.

A arrini që ta njihni vogëlushen në foto? Po zotërinë?

Nëse jo, po ju shuajmë kuriozitetin! Bëhet fjalë për këngëtaren Besa Kokëdhima.

Ajo ka ndarë foto me të atin, politikanin dhe biznesmenin Koço Kokëdhima dhe të ëmën Brixhida Kokëdhima. /a.y/noa.al