Nissan mbyll fabrikën, 3 mijë punonjës në protestë
Transmetuar më 28-05-2020, 13:19

Shtëpia automobilistike japoneze Nissan, ka vendosur që të mbyllë fabrikën e saj të prodhimit në Barcelonë të Spanjës, ku punojnë 3 mijë persona.

Njoftimi u bë nga qeveria spanjolle, e cila dështoi pas një sërë përpjekjesh për të mbajtur hapur impiantin.

Nissan e mbylli vitin fiskal me rezultat negativ, për herë të parë pas dhjetë vitesh, për shkak të kërkesës së dobët për automjete dhe ndikimit të koronavirusit.

Shtëpia prodhuese e linjës së njohur të makinave në bilancin e 31 marsit, njoftoi një humbje prej 6.2 miliardë dollarësh.

Por mbyllja e saj bëri që punonjësit të dalin në protestë, duke djegur goma dhe duke krijuar tension. /a.y/noa.al

Loading...