Transmetuar më 28-05-2020, 13:08
Gramoz Ruci, Yuri Kim

Zbardhet takimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, pas vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.

“Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese”, thuhet në njoftimin e dalë nga Kuvendi.

Më herët, ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. /a.y/noa.al