“Zgjedhorja”, Varhelyi: Fola me Bashën, thelbësore që reforma zgjedhore të mbyllet pa vonesë
Transmetuar më 28-05-2020, 12:06
Olive Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, reagon lidhur me mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, e cila do të mbahet në orën 17.00 të pasdites së sotme.

Ai bën me dije se ka zhvilluar një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha, duke përshëndetur vendimin e opozitës për të marrë pjesë.

“Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Është thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet

pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës”, thotë Varhelyi. /a.y/noa.al

Loading...