
Aktori i njohur Julian Deda i drejtohet me një mesazh kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj duke i bërë thirrje të ndalë revanshin ndaj shitësve ambulantë që përpiqen të nxjerrin bukën e gojës duke shitur banane.
Në videomesazhin që gjeni më poshtë, Deda evidenton se ambulantët po ndiqen gjithë kohës nga strukturat e bashkisë të cilat nuk i lejojnë të shesin.
Deda i shtron një pyetje kuptimplotë Veliajt kur i kujton faktin se ai ka shitur fiq dhe nuk është penguar ta bëjë këtë.
Duke e cilësuar si njeri të pashpirt që ka bërë miliarda, Deda e pyet më tej Veliajn se kujt i shërben me veprimet e tij. /noa.al/
https://www.instagram.com/p/CAugs6BnLVb/?igshid=l3rmj55fmku5
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





