Transmetuar më 27-05-2020, 23:46

Deputeti, Adriatik Alimadhi është një ndër personat e infektuar me Covid-19.

Ai bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për situatën e tij.

Alimadhi tha në Open se ai ka rreth 60 ditë i infektuar dhe se nuk e di nga kush mund të jetë infektuar, pasi ka pasur shumë kontakte.

“Kam qëndruar 49 ditë në spital dhe tani në 14 ditë në regjim shtëpie.

Në total i bie diku rreth 60 ditë i infektuar.

Pas skanerave të bërë rezulton që mushkëria funksionon në 70% të saj,"- tha Alimadhi.