Transmetuar më 27-05-2020, 17:34
Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër.
Ngjarja është raportuar në autostradën Tiranë-Durrës, rreth orës 16:50.
Sipas policisë, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen K.I., ku ka vetëm dëme materiale.
Për fat të mirë flakët janë vënë re në kohë nga drejtuesja e makinës, e cila ka dalë jashtë menjëherë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të incidentit. /k.k/noa.al/