Transmetuar më 27-05-2020, 15:41

Flokë biond, sy të kaltër, dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse. Bukuroshja që shikoni në fotografi është 18 vjeç dhe është mbretëresha e ardhshme e Belgjikës.

Elisabeth, është dukesha e Brabant, apo Lisa siç e thërrasin familjarët, është e para në linjën e trashëgimtarëve të fronit belg, duke qenë vajza e madhe e mbretit Philippe, 60 vjeç dhe e mbretëreshës Mathilde, 47 vjeç.

Pas disa vitesh do të jetë ajo që do të mbajë kurorën, pas ndryshimit të ligjit të bërë në vitin 1991, ku deri më atëherë kurora trashëgohej vetëm nga meshkujt.

Një përgjegjësi e diktuar qysh nga lindja më 25 tetor 2001. Elisabeth është rritur në kështjellën e Laeken, bashkë me dy vëllezërit e vegjël, Gabriel 16 dhe Emmanuel 14 si dhe motrën, princeshën Eleonora 12 vjeç.

E mbajtur larg medias, për herë të parë ajo mbajti një fjalim në moshën 11-vjeçare, gjatë përkujtimit të luftës së Dytë Botërore, duke folur në të treja gjuhët zyrtare të Belgjikës, frëngjisht, flamengo dhe gjermanisht.

Festa e ditëlindjes së saj të 18-të u transmetua nga televizioni kombëtar dhe tashmë që e bija e ka mbushur moshën, duket se mbreti Philipe dëshiron që ta bëjë sa më të pranishme në aktivitetet publike.

Elisabeth është regjistruar në shkollën ushtarake Ecole Royale Militaire në Bryuksel, ku në 31 gusht do të fillojë fakultetin për Shkenca Sociale dhe Ushtarake, gërshetuar me kurse komunikimi, marrëdhënie ndërkombëtari dhe gjeopolitikë.

Është e pasionuar pas pianos dhe është e angazhuar në aktivitete vullnetare për të moshuarit dhe persona me aftësi të kufizuara. /a.y/noa.al