Transmetuar më 27-05-2020, 14:54

Mendonte se e fejuara e tij dhe vëllai kishin një lidhje dhe për këtë arsye i vrau, para se ti jepte fund jetës.

Boris Lulich qëlloi me armë Brenda Aylén Rojas, 19 vjeç si dhe vëllanë e tij Felipe Lulich, dhe më tej të njëjtën armë e drejtoi nga vetja.

Alarmi u dha nga vajza, nga shtëpia e saj në Pehuajó, në provincën e Buenos Aires, të Argjentinës, e cila këtë të hënë telefonoi policinë, duke thënë se i fejuari kishte humbur toruan dhe po i kërcënonte me armë.

Por kur policia mbërriti në adresën e dhënë, dy të rinjtë kishin gjetur vdekjen.

Ndërkohë Boris ishte ende gjallë, por gjeti vdekjen, pak pas dërgimit në spital.

Duket se Lulich, i cili kishte precedentë penalë, ishte i bindur se e e fejuara dhe vëllai i tij kishin lidhje, kështu që i verbuar nga xhelozia i vrau që të dy.

Boris Lulich punonte në policinë shkencore të Buenos Aires. /a.y/noa.al