Transmetuar më 27-05-2020, 00:02

Një video nga momenti kur policët bashkiakë në Tiranë dhunojnë një të ri të komunitetit rom, ka ngjallur zemërim te qytetarët në rrjete sociale.
I riu gjendej në pallatet e zonës së Yzberishtit dhe mblidhte shishe plastike më përpjekje për të nxjerrë bukën e gojës.
Policët bashkiakë e fusin në mes dhe nisin ta marrin me forcë, ashtu si pak ditë më parë kolegët e tyre të Policisë së Shtetit përdorën forcën bollshëm ndaj protestuesve për shembjen e Teatrit Kombëtar.
https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1604379766389591/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





