Transmetuar më 26-05-2020, 18:23

Disa banorë të qytetit Nju South Uells në Austarali nuk kanë asnjë dyshim se kanë parë UFO në qiell.

Ata kanë thënë se një mjet i paidentifikuar qëndroi mbi kokat e tyre.

Kur u pyetën, e përshkruan objektin si një “unazë e zezë misterioze”.

Kaz Udall, e cila ishte duke shëtitur me qenin e saj dhe me një mik, është shprehur se UFO doli pas një mali në Nimbin.

“Unë mbeta e habitur, nuk kam parë kurrë diçka të tillë, u frikësova, por ishte një moment shumë interesant”, u shpreh ajo.

Gruaja tha se disku fluturues qëndroi rreth malit për 40 minuta dhe më pas u zhduk në qiell. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd