Transmetuar më 26-05-2020, 10:29

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.8 ballë të shkallës rihter, goditi Zelandën e Re në det, pranë bregut, jo shumë larg qytetit të Wellington.

Tërmeti i kësaj të diele u filmua live, në transmetim televiziv, pikërisht teksa Kryeministrja Jacinda Ardern, po jepte një intervistë.

Gjatë lidhjes, Kryeministrja i tha gazetarit, “Ryan, këtu kemi lëkundje tërmeti në këtë moment…”

Por gjithçka zgjat shumë pak çaste dhe situata kthehet në normalitet.

Gjithë momentet e lëkundjes sizmike u përballuan me të qeshur nga Ardern. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd