Transmetuar më 26-05-2020, 09:09

Vjen nga Izraeli një shpresë e madhe për mundësinë e kurimit të koronavirusit. Nuk bëhet fjalë për një vaksinë, por për një terapi të zhvilluar pas izolimit të disa antitrupave njëqelizore të neutralizuar.

Lajmërimi i parë u dha në 5 maj, në laboratorin e Israel Institute for Biological Research (Ibbr), studiuesit arritën që të izolojnë një proteinë, e cila pasi u fut në trupin e një pacienti të prekur me Covid, me funksionin e imunosupresantit garantoi frenimin e rrjedhës së sëmundjes, deri në një shërim gradual.

“Nuk është një vaksinë, prandaj nuk do të parandalojë sëmundjen, por mund të jetë një pikënisje e shkëlqyeshme për një trajtim efektiv, në gjendje që të shpëtojë jetë”, thonë studiuesit.

Progres i mëtejshëm është shënuar në javët e fundit, me studiuesit izraelitë që arrijnë të identifikojnë dhe izolojnë shtatë lloje të tjera të ndryshme të antitrupave.

Qëllimi tani është të përfundojnë të gjitha provat e nevojshme të terapisë dhe, pasi të jenë arritur rezultatet e dëshiruara, të fillohet një prodhim në shkallë të gjerë të një ilaçi të aftë për të frenuar efektet e Covid-19 në trup.

Pasi vizitoi laboratorin, Naftali Bennet, ministri i mbrojtjes i Izraelit, tha se ishte shumë optimist për efektivitetin e kësaj kure.

Në të njëjtët laboratorë, studiuesit izraelitë po punojnë për një vaksinë të mundshme: rezultatet e para janë inkurajuese, pas rezultatit pozitiv të eksperimentit arë tek minjtë. Rruga, megjithatë, është ende e gjatë dhe plot vështirësi, kjo pasi mutacionet e virusit mbeten të mundshme dhe një vaksinë e vërtetë gjithashtu mund të jetë joefektive.

Për këtë arsye, krahas parandalimit, po kryhet edhe puna për një trajtim i cili të mundësojë një vaksinë pasive, e aftë jo për të parandaluar infeksionin, por për trajtimin e pacientëve në rast të infeksionit. /a.y/noa.al