Rama refuzoi ftesën, Kurti rrëfen çfarë do të diskutohej në takim
Transmetuar më 25-05-2020, 23:10

Pak kohë më parë u mësuar se kryeministri në detyroi Kosovës, Albin Kurti i kishte bërë ftesë për takim kryeministrit Edi Rama, por, ky i fundit nuk i ishte përgjigjur.

Kurti ka treguar për Rtv Ora detajet në lidhje me takimin që kishte kërkuar në fund të marsit, si dhe çfarë do të diskutohej në atë takim, shkruan

"Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Edi Rama për shkak se unë propozova që të takohemi bashkë, tre lider institucional nga Kosova e Shqipëria në fund të muajit mars meqënëse nuk mund ti bëjmë këto takimet e dy qeverive, thamë ta bëjmë bashkë krerët institucional. Konkretisht presidenti, kryetari i kuvendit dhe kryeministri i të dy shteteve, 6 vetë të diskutojmë edhe për cështjen e luftimit të pandemisë së COVID-19 dhe për hallet e njëri tjetrit dhe hallet e përbashkëta, që në fakt janë kryesore, sepse kufiri nuk do të duhej të na ndante. Pra Kosova e Shqipëria kanë një kufi që nuk është i shqiptarëve dhe ne përfaqësojmë shqiptarët por nuk pati gadishmëri e interesim për një takim të tillë. Unë jam i interesuar të bashkëpunojmë. Unë mendoj se kryeministri i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk e kanë komoditetin dhe as lirinë ta injorojnë njëri tjetrin kështu të mos takohen dhe të mos bashkëpunojnë", tha Albin Kurti.

Loading...