Transmetuar më 25-05-2020, 20:13

Ndërron jetë një person me koronavirus në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit, pacienti që ka ndërruar jetë ishte i lindur në vitin 1961 dhe vinte nga Komuna e Prizrenit.

Ai po trajtohej prej ditësh në mjekimin intensiv dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në njoftim.

Në total, 30 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën në Kosovë.

Që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars, 1,032 vetë janë infektuar, ndërsa prej tyre 789 janë shëruar./noa.al/