Shpresë nga Mali i Zi, asnjë rast me koronavirus në 24 orët e fundit
Transmetuar më 25-05-2020, 08:20

Nga Mali i Zi vjen shpresë për mposhtjen e koronavirusit, ku në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast infektimi.

Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi bën me dije se pas 68 ditësh që nga rasti i parë, në orët e fundit nuk ka asnjë të prekur.

Ky fakt del nga 140 testime të kryera tek persona të dyshuar.

Qysh nga nisja e epidemisë në Mal të Zi janë shënuar 9 të vdekur dhe 324 të infektuar. /a.y/noa.al

Loading...