Transmetuar më 25-05-2020, 00:05

Tradhëtia është problem dhe kërcënim për këdo.

Nëse keni dyshime, nuk ka nevojë të punësoni ndonjë detektiv, mjafton të kontaktoni me Dorina Memën.

E ftuar të dielën e sotme në “E Diell”, Dorina ndau me publikun disa nga eksperiencat e saj, përmes të tjerave edhe atë të tradhtisë.

Duke përmendur një rast nga i cili kishin nisur dyshimet, Dorina tha se sjellja e klientëve ndryshon menjëherë sapo të përmendet tradhtia.

Kështu, pyetjes së Ervinit se si mund të zbulohet tradhtia nga një qime floku, Dorina iu përgjigj:

"Kjo është historia më e bukur, flasim edhe për interesin që kanë njerëzit… Nuk e kuptoni dot, sepse është e re edhe në Europë. I thoja se duhet ta shikojmë organizmin brenda, sepse ke ndryshuar kaq në trup, ke ngecur këtu në këtë fazë, sintetizimi proteinik (për të mos folur me terma që t’i lodh njerëzit)…. “Ok, e bëj, nuk e bëj” – mbetej pas dore. Sa i thoja “shiko, se gjej edhe tradhtitë”, fillonte në telefon, mesazh “kur të vij?” – tregoi Dorina duke shpjeguar raste të tilla ishin ato që kishin të bënin me tradhtinë bashkëshortore…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd