



Para se Meghan Markle të bëhej dukeshë, ishte një njeri normal i zakonshëm.
N1%se do e themi me fjalë të tjera, nuk dinte rregullat dhe protokollet mbretërore, nuk dinte si të ulej, si të përulej dhe si të pinte çaj me Mbretëreshën.
Sidoqoftë, Meghan bëri më të mirën dhe u regjistrua për një kurs me Edmund Fry, një ekspert etike që operon në Londër dhe drejton një dhomë çaji në Kaliforni.
Sipas një raporti në The Daily Mail, leksionet zgjatën dy orë dhe mbuluan gjithçka, duke nisur nga si të mbash pirunin dhe si të pish çaj në mënyrën e duhur.
“I pëlqeu aq shumë sa donte të rikthehej. Brezi i ri nuk e i ç’është porcelani i mirë dhe nuk ia ka idenë si mbahet filxhani dhe pjata, aq më pak si mbahet thika dhe piruni. Njerëzit drejtohen te unë për të kuptuar si duhet të sillen në evente shoqërore,” – tha Fry.
“E njëjta gjë ndodhi me Meghan. E dinte që do të pinte çaj me Mbretëreshën dhe nuk dinte si të sillej,”-tha më tej ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





