Dy tërmete godasin Greqinë brenda pak minutave
Transmetuar më 24-05-2020, 20:20

Dy tërmete godasin Greqinë këtë mbrëmje.

Pak minuta më parë, një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter është regjistruar në një zonë detare në Greqi, 116 kilometra në jug të Agios Nikolaos, në Kretë.

Tërmeti është shënuar rreth orës 19:45 dhe ishte një thellësi fokale prej 2 km.

Ai pasoi një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 i  shkallës Rihter.

Akoma nuk ka të dhëna nëse ka dëme në njerëz apo dëme materiale./noa.al/

Loading...