Transmetuar më 24-05-2020, 18:03

Në një intervistë me Rudina Dembacaj, moderatorja e emisionit sportiv “Ora e Sportit” Albana Bejko, ka treguar një eksperiencë të çuditshme që ka kaluar në Amsterdam.

Bejko tregoi se ka lindur në kohën kur prindërit e saj kanë emigruar në Hollandë në vitet ’97 dhe më tej, gazetarja ka thënë se e ka provuar hashashin dhe se ka përjetuar ndjesi të ndyshme pas konsumimit të tij.

“E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë. Ishim një grup shoqëror, e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit ku bëmë xhiro. Aty na u duk sikur nuk po na zinte, por efektin e dha pas nja gjysmë ore.  Na zuri të gjithëve dhe secili u shpërnda në punën e vet. Unë e di që kam qeshur pafund diku tek 2 orët e para pastaj tek orët e tjera kam qarë, për çdo gjë që nuk kisha qarë ndonjëherë në jetë. Në atë kohë kisha një të dashur, e kisha përballë dhe nuk e di pse ndjeva sikur nuk e doja dhe qava pafund. Por ishte efekti i hashashit nuk ishte në realitet”, është shprehur gazetarja./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd