Transmetuar më 24-05-2020, 11:42
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi nga Shkodra besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Përmes një mesazhi të shkurtër, Basha uroi të gjithë besimtarët për më shumë paqe dhe begati.
“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, festën e shpresës së madhe të besimit. Zoti ua pranoftë agjerimin dhe lutjet atyre që agjëruan dhe familjeve të tyre. Zoti i bekoftë të gjithë”, ishte mesazhi i Bashës.
I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Basha u takua edhe me përfaqësues të besimit mysliman atje.
Politika ka uruar në këtë ditë të veçantë për myslimanët. /k.k/noa.al/