
Nëna e Cristiano Ronaldos ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në mediat se ajo ka debatuar me Georgina Rodriguez. Sipas mediave të huaja, ato nuk flasin më njëra-tjetrën dhe kjo vihet re edhe në faktin se dy gratë më të rëndësishme të Ronaldos nuk kanë asnjë foto bashkë. Madje, ajo as nuk e ndjek Georginën në Instagram.
Nuk dihet se çfarë po ndodh mes tyre, por Dolores Aveiro (nëna e Ronaldo) i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Criatiano Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, me shumë trofe dhe rekorde mbi supe.
"Ylli" portugez vijon të jetë në formë të mirë pavarësisht viteve që kalojnë, ndersa aktivizohet te Juventus në Itali./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





