Transmetuar më 23-05-2020, 21:00

Alfred Lela u shoqërua me dhùnë nga uniformat blu ditën e shémbjes së Teatrit Kombëtar pasi tentoi t’u merrte nga duart ish-deputeten e LSI-së, Silva Caka, tre efektiveve që po e shoqëronin.

Gazetari pati edhe një përballje me kryeministrin Edi Rama pak ditë më parë, para të cilit në shenjë revòlte hòqi pantallonat për t’i treguar dhùnën që polìcia kishte ushtruar.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Lela pranoi se ky veprim nuk ishte etik, por tha se e bëri edhe për t’i treguar kryeministrit Rama që qeverisë i kanë rënë pantallonat.

“Kryeministri po réfuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrògancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmes. Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë t’i mbrojë. Edhe nëse dikush në dépresion ose në një trondìtje psìkike shkon për të vrarë veten, shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shémbur një ndërtesës që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shémbin çlirimtarët po themi”, tha ai.