Transmetuar më 23-05-2020, 20:44

Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

Noa.al raporton se 64-vjeçarja vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit. Ajo nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë tha sonte se apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd