Vdes Mory Kanté, këngëtari që njohu botën me muzikën afrikane
Transmetuar më 23-05-2020, 17:30

Shuhet në moshën 70-vjeçari këngëtari i njohur afrikan Mory Kanté.

Kanté, i cili ndihmoi në reklamimin e muzikës afrikane në audiencën botërore me hite si Yéké Yéké, ka vdekur në Guinea.

Kanté vdiq në spital të premten në kryeqytetin Conakry, tha djali i tij Balla Kanté për agjencinë e lajmeve AFP.

"Vdekja e tij erdhi nga koronavirusi, si rezultat i problemeve shëndetësore të patrajtuara", tha ai.

“Ai vuante nga sëmundje kronike dhe shpesh udhëtoi në Francë për trajtim, por kjo nuk ishte më e mundur me koronavirusin”, shtoi ai./noa.al/

Loading...