Transmetuar më 23-05-2020, 16:20

Një grup adoleshentësh në Britaninë e Madhe kanë rrahur dhe tërhequr zvarrë një polic, vetëm se ky i fundit iu kërkoi të mbanin distancën sociale dhe të mos grumbulloheshin.

Ngjarja ka ndodhur në një park në Surrey të Anglisë.

Në pamjet e shpërndara, ata shihen duke e sulmuar fizikisht zyrtarin policor, ndersa të tjerët qeshin në sfond.

“Për këtë sulm, janë arrestuar dy adoleshentë dhe një i mitur, për shkak të sulmit të policit në detyrë dhe mos zbatimit të urdhrave të tij”, thuhet në raportin policor.

Mësohet se polici është dërguar në spital, me lëndime të lehta në kokë dhe krah, jashtë rrezikut për jetën

Më poshtë keni videon./noa.al/