Transmetuar më 23-05-2020, 15:59

Suedia ka kaluar Britaninë e Madhe, Italinë dhe Belgjikën, sa i takon shkallës së vdekshmërisë prej koronavirusit në botë.

Është kjo ajo që shkruan Daily Telegraph online, duke cituar sajtin Our Wrld in Data, sipas të cilit Suedia ka pasur 6.08 të vdekur për një milion banorë, në një mesatare prej shtatë ditësh nga 13 deri në 20 maj.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe kjo shifër për të njëjtën kohë është përllogaritur 5.57, në Belgjikë 4.28 dhe në SHBA 4.11.

Megjithatë ky nivel vdekshmërie i lartë në Suedi, është shënuar vetëm gjatë javës së fundit.

Kujtojmë se Suedia përballë epidemisë së koronvirusit, nuk mori masa të ashpra për qytetarët, duke mbajtur hapur shkollat për nxënësit nën 16 vjeç.

Po ashtu hapur u mbajtën edhe baret, restorantet dhe fabrikat, duke u udhëzuar vetëm që të ruajnë distancën sociale.

Deri më tani në Suedi numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 3.992, ndërsa i të prekurve në 33.188. Këto shifra vijnë nga një popullsi prej rreth 10.5 milionë banorësh. /a.y/noa.al