Transmetuar më 23-05-2020, 13:50
Foto ilustruese

Një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme, i mbytur në një rezervuar me ujë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Katjel të Librazhdit, në zonën e ish-minierës.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se fëmija, rreth 13 vjeç, ka qenë duke u larë në rezervuar, kur është mbytur.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Pritet marrja në pyetje e familjarëve të të ndjerit për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Informacioni zyrtar i policisë

Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Përrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al