Transmetuar më 23-05-2020, 13:28

Hidrosiklorokina dhe klorokina, dy ilaçet anti-malarje në fazë eksperimentimi kundër koronavirusit, duket se rrisin më shumë rrezikun e vdekjes tek pacientët e shtruar në spital për shkak të koronavirusit dhe me probleme në zemër.

Është kjo ajo që thuhet në revistën shkencore ‘Lancet’. Bazuar në vëzhgimin e 15 mijë pacienteve në të gjithë botën, sipas studiuesve të Universitetit të Sorobone në Paris, rezulton se nuk ka efekte qoftë nëse ilaçet merren vetëm, apo edhe i shoqëruar me antibiotikë të tjerë.

Studimi analizoi të dhënat e 15 mijë pacientëve të shtruar në 671 spitale në shtete të ndryshme, të trajtuar me dy antibiotikët anti-malarie.

Në çfarëdo kombinimi të mundshëm të bërë me këto ilaçe, terapia rezultonte e lidhur me një rrezik më të madh vdekjeje, krahasuar me 81 mijë pacientë të tjerë, të cilët nuk iu nënshtruan trajtimit me këto ilaçe.

Rreziku më i madh rezultoi tek ata pacientë të trajtuar me hidrosiklorikinë, ku 8% e pacientëve zhvilluan aritmi kardiake. /a.y/noa.al