Transmetuar më 23-05-2020, 13:07

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino teksa komentoi grumbullimin ne protestat e fundit të Aleancës për Teatrin, mbështetur edhe nga opozita pas shembjes së Teatrit Kombëtar, tha se pasojat duhet të shihen pas dy javësh.

Në një lidhje me Skype në News 24, Bino tha se nuk donte të merrej me politikë, por do priten dy javë për të parë impaktin që do kenë grumbullimet në fjalë.

“Duhet të presim dy javët në vijim. Kjo nuk ka lidhje me politikën por me njerëzit, ata duhet të kuptojnë që periudha e inkubacionit të virusit zgjat deri në 14 ditë, prandaj edhe ne duhet të presim rezultatet e pas dy javëve për të kuptuar si ka ndikuar ky grumbullim”, tha Bino.