Transmetuar më 23-05-2020, 13:01

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Janë këto fjalët e cituara nga gjyqtari italian Giovanni Falcone, me rastin e 28-vjetorit të vrasjes së tij nga mafia.

Meta shkruan se, “Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, heroin e Antimafias,

i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la ‘amanet’ bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtësia”. /a.y/noa.al