Transmetuar më 23-05-2020, 11:17

Aktualisht në vendin tonë janë 175 persona aktivë me koronavirus, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e tyre është në Tiranë 62; Durrës 50; Krujë 27; Shkodër 10; Berat 10; Kamëz 9; Fier 4; Elbasan 1; Mirditë 1 dhe Korçë 1.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 infektime të reja nga 200 qytetarë të testuar si të dyshuar të prekur me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. /a.y/noa.al

Koronavirusi, konfirmohen 8 infektime të reja