Transmetuar më 23-05-2020, 09:40

Më në fund edhe “çatia e botës”, është bërë e dukshme. Një pamje e privilegjuar dhe unike, e cila nuk ishte e mundur më parë.

Në këto ditë nga Kathmandu, kryeqyteti i Nepalit, është e mundur të shikohet maja më e lartë në botë.

Kjo pamje vjen si pasojë e izolimit prej koronavirusit dhe reduktimit drastik të ndotjes në botë, çka ka bërë që të duket mali më i lartë në botë.

Pamjet e majës më të lartë në botë, me 8.848 metra po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, të publikuara nga banorët e Kathmandu.

Mbyllja prej pandemisë së koronavirusit, pastroi ajrin në Nepal dhe në Indi, prej reduktimit drastik të qarkullimit të viteve, aq sa për herë të parë pas shumë vitesh, mund të shihet maja e Everestit nga lugina e Kathmandu. /a.y/noa.al