Transmetuar më 23-05-2020, 08:11

Presidenti amerikan Donald Trump iu kërkon shteteve që të rihapin menjëherë kishat dhe vendet e kultit, duke nisur nga kjo fundjavë, pavarësisht rregullave të vendosura prej pandemisë së koronavirusit.

“Vendet e lutjes janë thelbësore, nën respektimin e rregullave dhe me urdhrin tim kërkoj që të rihapen”, deklaroi këtë të premte kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Ju kërkoj guvernatorëve që të lejojnë hapjen e kishave dhe vendeve të kultit, në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në funksionet e kishave, sinagogave dhe xhamive”, tha Trump.

Po ashtu ai nënvizoi se nëse nuk do e bëjnë, do ju imponohet guvernatorëve.

“Në Amerikë kemi nevojë për lutje”, tha Presidenti Trump. /a.y/noa.al