U dhunua nga policia, Alfred Lela tregon pse i hoqi pantallonat përpara Kryeministrit
Transmetuar më 22-05-2020, 20:43

Gazetari dhe analisti, Alfred Lela ishte një nga të dhunuarit e policisë në 17 maj, kur u shemb Teatri Kombëtar.

Një ditë më parë, përballë Kryeministrit Rama, në shenjë revolte Lela hoqi pantallonat për t’i treguar kreut të Qeverisë dhunën që policia kishte ushtruar.

Në studion e lajmeve në Ora News, gazetari Lela tha se veprimin e bëri edhe për t’i treguar Kryeministrit Rama që qeverisë i kanë rënë pantallonat.

Alfred Lela: Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmesh.

Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë t’i mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar.

Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës  që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi.

Loading...