I moshuari i shërben bashkëshortes, shteti i mohon kujdestarinë
Transmetuar më 22-05-2020, 19:56

Në rubrikën "Shqipëria pa filtra", emisioni BOOM ka sjellë historinë e Liri Laçit, e cila për 42 vite ka shërbyer si infermiere.

Një vit pasi del në pension Liria  goditet nga hemorragjia cerebrale ne tru. Edhe pse në moshe të thyer bashkëshorti i shërben ditë e natë, por pavarësisht këtij fakti ai nuk e përfiton pagesën e kujdestarisë

Luan Laçi: Unë e kam çuar për kontroll dhe përgjigjja e mjekëve ka qenë që të bëjë fizioterapi dhe ilaçe. Në asnjë mënyrë nuk kam përfituar kujdestari. Doktori na ka thënë që nuk përfiton. I bëj thirrje ministres së Shëndetësisë, kryeministrit Rama që ta shikojnë çështjen time me seriozitet. Ka 5 vjet që është e paralizuar dhe ka shumë shpenzime. Unë i shërbej 24 orë dhe nuk e përballoj dot. Dua vetëm kujdestarinë.

Luan Laçi nuk kërkon mëshire, por atë që i takon me ligj të marrë  kujdestarinë për shërbimin që i bën bashkëshortes, pasi shume  ilaçe i duhet që t’i paguaje.

Luan Laçi: Unë e ushqej, e vesh, e laj, e nxjerr me karrocë. Gjatë ditës edhe e pastroj, kurse gjatë natës i vendos pampers.

Loading...